Britney Spears nuk bënte banjë, nuk lante dhëmbët dhe nuk përdorte deodorant. Kjo është ajo që ka thënë ish-truproja e saj, Fernando Flores.
Flores ka hapur një proces gjyqësor ndaj këngëtares për ngacmim seksual vitin e kaluar duke thënë se Spears “ecte nudo” pranë tij kur ai ishte në shtëpi dhe i “afrohej shpesh”.
Por, disa dokumenta të reja të truprojes nxjerrin fakte të tjera mbi yllin e popit: “Afrimet e Britney Spears ishin të padëshirueshme për mua për disa arsye. Ajo kishte disa vese të pështira: pinte cigare gjatë gjithë kohës dhe kruante hundët.”
“Nuk lante dhëmbët, nuk bënte banjë për ditë të tëra, nuk përdorte parfum dhe flokët i mbante të shkatërruara”, shton Flores.
Ish-truproja i Britney Spears kërkon 6 milion dollarë dëmshpërblim. Sipas tij, në kohën që punonte për të (periudha shkurt-qershor i vitit të kaluar) ka vuajtur nga depresioni dhe pagjumësia.
Top Channel