Qeveria e Serbisë është duke pritur reagimin e Bashkimit Evropian, pas
vendimit të marrë të mërkurën nga Qeveria e Kosovës për masa
reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e
Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind.

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se Beogradi pret reagim të shpejtë të Bashkimit Evropian në lidhje me vendimin e qeverisë kosovare për vënien e embargos ndaj produkteve serbe.

“Mendoj se ky vendim nuk do të mbijetojë. Pres që Bashkimi Evropian do të reagojë shpejt. Nëse vendimi mbijeton, çmimin do ta paguajnë shqiptarët e Kosovës, të cilët edhe më tej do të blejnë produkte të parapëlqyera, por me çmim më të shtrenjtë”, ka thënë Ivanovic, bën të ditur RTK.

Top Channel