James Franco ndahet nga e dashura
21/07/2011 09:40
James Franco ka konfirmuar ndarjen e tij nga e dashura Ahna O’Reilly pas pesë vitesh së bashku.
Aktori 33-vjeçar ka thënë se studimet e tij në universitetin e Yale bënë që të mos e takonte shpesh të dashurën dhe kjo solli përfundimin e lidhjes.
“Kemi jetuar bashkë në Los Angeles. Më pas unë shkova në New York për të studiuar anglisht për dy vjet dhe pas kësaj u regjistrova për master. Kjo i dha fund lidhjes”, shprehet aktori i nominuar për çmim Oscar për interpretimin në filmin ‘127 Hours’.
Top Channel