Eliminohen ekipet shqiptare

21/07/2011 23:55

Zhgënjejnë edhe në Europa Ligë skuadrat shqiptare të cilat janë eliminuar të treja, Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari.

Tirana ka shënuar e para në këtë takim të dytë me Spartak Tërnavën, por shumë shpejt skuadra sllovake barazon e në pjesën e dytë shënon edhe dy gola të tjerë duke e mbyllur takimin në 3-1, e në të njëjtën kohë duke mos i dhënë mundësinë bardhebluve për të plotësuar objektivin e tyre historik, atë të kalimit për në raundin e tretë.

Akoma më dramatik ka qenë eliminimi për Vllazninë. Skuadra shkodrane ka qenë në avantazh deri në minutën e 89-të.

Më pas vendasit shënojnë 2 gola brenda dy minutave duke nxjerrë jashtë skuadrën e Josës, e cila gjithashtu besonte sërish në një kualifikim historik për në raundin e tretë të kupës Europa Ligë.

Sa i përket Flamurtarit, cdo gjë ishte e paralajmëruar edhe pse jo një humbje 5-1. Vlonjatët e shthurur në prag të kësaj ndeshjeje të kthimit me Jablonecin, ku u larguan 4 lojtarë pak ditë përpara e trajneri Magani drejt largimit, pësojnë edhe 5 gola në ndeshjen e dytë vec dy golave disavantazh që kishin nga takimi i parë. Në total 7-1 mbyllet rezultati i përgjithshëm për skuadrën nënkampione të Shqipërisë.

Ashtu si cdo sezon, me kaq mbyllen aventurat europiane për skuadrat shqiptare të cilat sërish tregohen të dobta përballë skuadrave të huaja, një pasqyrim ky i nivelit të dobët edhe të Superligës shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA