Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic ka akuzuar
autoritetet në Prishtinë, të cilat kanë marrë vendim për t’iu vënë
embargo produkteve serbe.

“Me këtë lëvizje irracionale, Qeveria e Kosovës i humb kuptimin dialogut dhe kontribuon në një mosbesim më të madh ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Bogdanovic, duke paralajmëruar se pasojat e këtij vendimi “do t’i ndjejnë të gjithë qytetarët e Kosovës edhe shqiptarët edhe serbët”.

“Në të njëjtën kohë, ky vendim do të përkeqësojë edhe më shumë situatën katastrofale të ekonomisë në Kosovë”, ka thënë Bogdanovic, bën me dije Telegraf.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind. Dy shtetet kanë bllokuar produktet kosovare që nga viti 2008.

Top Channel