Lady Gaga: Pendohem për çdo herë që kam marrë drogë

20/07/2011 10:35

Lady Gaga ka rrëfyer ditën e djeshme se ka pasur një “marrëdhënie të gjatë” me drogën dhe në veçanti me kokainën që e cilësoi si “djall”.

Diva e re e pop-it, e cila me vetëm 2 albume ka arritur të vërë një pasuri marramëndëse, deklaroi se filloi të përdorte drogë nga depresioni: “Nuk isha aspak e lumtur me jetën time.”

“Mendoj se isha shumë e vetmuar dhe droga u bë miku im i vetëm. Nuk e pija në shoqëri. Mbyllesha në shtëpi duke pirë drogë dhe duke shkruar muzikë. Jam penduar për çdo vizë që kam tërhequr”, theksoi Lady Gaga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA