Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek ka dhënë
shembull se çfarë duhet bërë me imunitetin e deputetit të Kuvendit të
Kosovës.
Në një konferencë për media në Prishtinë ajo ka thënë se i dyshuari jo vetëm duhet të japë dorëheqjen, por edhe të kërkojë vetë heqjen e imunitetit.
“Mendoj se kjo çështje është politizuar javët e fundit. Për mua si parlamentare është shumë e qartë. Unë nuk jam eksperte për Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por është e qartë se nëse unë do të isha hetuar për një krim serioz, për të cilin unë dyshohem, atëherë natyrisht që do të kërkoja vetë heqjen e imunitetit, madje edhe do të jepja dorëheqje që në fillim. Mendoj se kjo e dëmton imazhin e Kuvendit dhe të qytetarëve, sepse ne si parlamentarë përfaqësojmë qytetarët”, tha Lunacek.
Zonja Lunacek ka ritheksuar derisa bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, askush nuk duhet të fshihet prapa imunitetit. E ashper u tregua ajo edhe me Serbine, teksa foli per ndërprerjen e bisedimeve me Beogradin.
“Refuzimi i Serbisë për të ecur përpara tani që janë arritur disa marrëveshje, rrezikojnë statusin e kandidatit të Serbisë. Besoj se me këtë mënyrë si po vazhdon të sillet Serbia do ta humbë edhe mbështetjen e vendeve që derin tani e kane perkrahur”, tha Lunacek.
Ndërkohë, sa i përket progresit në Kosovë në drejtim të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, eurodeputetja ka thënë se ka përmirësime të dukshme dhe në shtator misioni i Komisionit Evropian pritet të nxjerrë vlerësime të reja pozitive.
Top Channel