Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka informuar sekretarin e shtetit
në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, parlamentarin Kristian Shmidt
mbi situatën aktuale në Kosovë dhe misionin e KFOR-it.
Shmidt, sipas RTK-së ka qenë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm i landit gjerman të Bavarisë dhe disa anëtarë të parlamentit bavarian.
Gjatë këtij takimi, gjenerali Buhler ka folur për situatën aktuale të sigurisë dhe atë politike në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i.
“KFOR-i është i përkushtuar të vazhdojë me prezencën e tij në veri për të mbrojtur njerëzit dhe për të stabilizuar kushtet e jetesës për qytetarët, të cilët janë të lodhur me kërcënimet nga elementët kriminalë e radikalë”, ka thënë Buhler.
Top Channel