Arrestohet i shumëkërkuari nga Gjykata e Hagës i akuzuar për krime lufte Goran Haxhic.

Në fillim të viteve 1990, Haxhic ishte një prej liderëve politikë serbë në Kroaci. Presidenti serb Boris Tadic pritet që të dalë në një konferencë për media në orën 11:00, ku do të shpjegojë detajet e arrestimit të Haxhic.

Më 26 maj u arrestua edhe lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës Ratko Mlladic dhe në listën e gjatë të personave që ishin në arrati kishte mbetur vetëm Haxhic.

Top Channel