Sllovenia: E ardhmja e Kosovës në BE
19/07/2011 13:55
Sllovenia mbështet Kosovën në pikësynimet e saj, duke vlerësuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.
Gjatë vizitës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Slloveni, presidenti i këtij vendi, Danilo Tyrk theksoi se janë pro fillimit të negociatave për liberalizimin e vizave dhe sipas tij do të ishte mirë që Bashkimi Evropian të vendos kriteret teknike për këtë çështje.
Gjatë këtij takimi, sipas Telegraf, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga tha se vizita në Slloveni, me ftesë të presidentit Danilo Tyrk ka për qëllim të përparojë marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë.
Top Channel