Regjistrimi, Aleanca Kuq e Zi: Do t’i drejtohemi Kushtetueses

19/07/2011 11:05

Aleanca Kuq e Zi deklaron se miratimi i ligjit për regjistrimin e
popullsisë ishte i turpshëm dhe se për këtë cështje do t’i drejtohet
Gjykatës Kushtetuese dhe Brukselit.

Pasi ka hetuar lëvizjet e dy deputetëve dhe faktin që deputetët Maliqi dhe Dibra ishin jashtë Shqipërisë në kohën kur në sallë votohej ligji edhe në emër të tyre, Aleanca e konsideron këtë proces, atentat ndaj parlamentit.

“Tashmë është provuar se dy deputetë kanë votuar me dy duar, kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës”, thanë përfaqësuesit, duke kërkuar publikimin e emrave të atyre deputetëve që e kryen këtë akt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA