Pizza “Avril Lavigne”

19/07/2011 14:00

Duke qenë se fshati Napanee në Kanada është shumë krenar për arritjet e Avril Lavigne, një restorant në këtë vend ka vendosur që t’i vërë emrin e këngëtares një pice që është “specialiteti i shtëpisë”.

“Unë kthehem në fshatin e lindjes sa herë që kam mundësi dhe banorët kujdesen shumë për mua. Mendoj se ata janë shumë krenarë që dikush nga lokaliteti i tyre ka arritur sukses në muzikë”, shprehet Lavigne.

“Kur isha në shkollë shkoja gjithmonë te i njëjti restorant dhe tani ndihem shumë e lumtur që më kanë dedikuar një picë”, shton këngëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA