Administrata e UNMIK-ut në Mitrovicë nuk mban premtimin për heqjen e rrethojave të betonuara në qendër të qytetit.
Megjithëse zyrtarët e OKB-së kishin paralajmëruar që me datë 18 të këtij muaji së paku do të tërhiqnin murin e betonuar dhe do të lironin hapësirën publike, kjo nuk ka ndodhur.
Paralajmërimet e autoriteteve lokale për rrënimin e këtij muri pa leje u anulua 11 ditë më parë.
“Po bëhen përgatitjet e fundit për realizimin e marrëveshjes. Nuk i njoh detajet, por kështu kanë thënë. Kreu i UNMIK ka lajmëruar kreun e komunës”, deklaron Hysni Syla, zyrtar për informim në Komunën e Mitrovicës.
Që nga vendosja e misionit të OKB-së në Kosovë, pothuajse të gjitha ndërtesat e tyre kanë të njëjtën pamje.
Top Channel