Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesic ka ftuar vendet e rajonit që të
bashkëpunojnë në kuadër të perspektivës evropiane.Pas takimit me
kryeministrin Thaci, Mesic ka thënë se në këtë drejtim këto vende duhet
ta kenë përkrahjen e BE-së.
Mesic, sipas RTK-së, ka shtuar se Serbia nuk duhet të detyrohet ta njohë Kosovën, por ajo nuk duhet ta pengojë zhvillimin e saj. Ish-presidenti kroat ka ftuar klasën politike kosovare që të fokusohen më shumë në aspektin e zhvillimit ekonomik në mënyrë që rinisë kosovare t’i ofrohet perspektivë dhe punësim.
Mesic do të marrë pjesë në një takim të përbashkët me ish-presidentët e Kosovës e të Shqipërisë Behxhet Pacolli,Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu ndërsa në mbrëmje, Mesic, do të promovojë librin e tij “Si u shkatërrua Jugosllavia”.
Top Channel