Kancelarja gjermane Angela Merkel ka minimizuar shanset që samiti i vendeve të eurozonës që do të mbahet të enjten të zgjidhë krizën e Greqisë.

Ajo tha në një konferencë për shtyp se në samit nuk do të ketë asgjë më “spektakolare” sesa ristrukturimi i borxhit grek.

Takimi synon arritjen e një marrëveshjeje për një ndihmë të dytë për Greqinë, me shpresën e qetësimit të tregjeve financiare dhe ndalimin e përhapjes së krizës së saj.

“Dita e enjte do të na ndihmojë në këtë drejtim, por hapa të tjerë duhet të ndërmerren”, ka deklaruar Merkel.

Në fundjavë zonja Merkel tregoi se ajo mund të mos marrë pjesë në takim, nëse në të nuk do të ketë gjasa për arritjen e një marrëveshjeje.

Gjermania është përplasur me Bankën Qendrore Evropiane për shkak të insistimit të saj për përfshirjen e investitorëve privatë në zgjidhjen e krizës greke.

Top Channel