Raundi i radhës i bisedimeve Kosovë-Serbi, i parashikuar për ditën e nesërme, është anuluar.

Lajmin e ka bërë të ditur ndërmjetësi i BE-së në dialog, Robert Cooper, i cili ka saktësuar se bisedimet do të rinisin në shtator.

Ndërkohë, lidhur me lajmin ka reaguar shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, e cila ka fajësuar homologët serbë për këtë anulim.

“Raundi i gjashtë i dialogut është anuluar për faj të palës serbe, e cila nuk është treguar e gatshme të pranojë marrëveshjen për tregtinë e lirë, me njohjen e vulave të doganave të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Kryenegociatorja kosovare ka theksuar se, me këtë qëndrim Serbia vazhdon të shkelë parimet e lëvizjes së lirë të mallrave, që sipas saj është një nga parimet kyce të BE.

“Orientimi pro-evropian nuk bëhet me retorikë, por me politika dhe vendime pro-evropiane”, është shprehur Tahiri duke iu drejtuar Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA