Një mjet shpërthyes është gjetur sot në afërsi të mureve rrethuese të selisë së misionit EULEX, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave bëhet fjalë për një granatë që ishte futur në një qese plastike.

Sipas burimeve, policia kosovare është informuar për praninë e mjetit shpërthyes dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes e ka neutralizuar atë.

Burimet shtojnë më tej se kanë nisur hetime për të zbuluar rrethanat dhe autorët që mund të kenë vendosur mjetin luftarak pranë ndërtesës.

Top Channel