Autoritetet kroate e kanë vendosur ish-kryeministrin e tyre Ivo Sanader në qeli, pas ekstradimit të tij nga Austria që u krye gjatë natës.

Ai pritet të merret në pyetje këtë javë lidhur me dyshimet për korrupsion dhe abuzim me anë të detyrës.

Ai u transportua përtej kufirit kroat në një furgon tip “Benz” me ngjyrë argjendi, i shoqëruar nga trupa policore.

Nga ana e tij Sanader, 57 vjec, mohon të gjitha akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Ai ka qenë në pushtet nga viti 2004 në 2009 dhe u arrestua në Austri në muajin dhjetor, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet kroate, një ditë pasi Parlamenti i kishte hequr imunitetin.

Sanader dyshohet se ka devijuar pjesë të buxhetit të shtetit në një fond për partinë e tij konservatore, Unioni Demokratik Kroat.

Top Channel