Ne alarm ndodhet policia kufitare greke javen e fundit pas zbulimit te
nje sasie te madhe lendesh narkotike, por edhe te municioneve prane
kufirit greko-shqiptar, afer Janines.
Nje repart special i antidroges ka zbuluar 200 kg hashash si dhe 20 granata te mbuluara shume mire, ne nje zone malore te kufirit prane fshatit Amaranto te Konices. Menjehere zona eshte vene nen vezhgim te rrepte policor ,por per dite me rradhe askush nuk eshte afruar qe te marre drogen dhe municionet.
Behet fjale per 9 thase te cilat kishin 189 pako hashash me peshe 200.6 kg, 20 granata dore,dy kuti metalike me municione, nje karikator kallashnikovi.Departamenti i Antidroges ne Janine ka hapur nje proces hetimi per kete ceshtje qe konsiderohet teper serioze si dhe per zbulimin dhe arrestimin e autoreve.
Top Channel