Shtetet që kanë njohur sovranitetin e Kosovës kanë rënë dakord që Piter Feith të mbetet mbikëqyrësi i vetëm i pavarësisë së saj.

Sipas mediave kosovare, vendet në fjalë kanë rënë dakord që ICO-ja të mbyllet nga fundi i vitit 2012, kur do të mbyllet edhe mbikëqyrja e pavarësisë.

Deri në fund të vitit të ardhshëm, këto vende kanë rënë dakord që t’i sigurojnë mbështetje të plotë Piter Feith, në mënyrë që të plotësohen rekomandimet e mbetura të pakos së Ahtisarit.

Mes këtyre më të rëndësishme janë krijimi i komunës së Mitrovicës, mbrojtja e objekteve të trashëgimisë fetare dhe të drejtat e disa komuniteteve.

Top Channel