Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac ka insistuar se zgjidhja e cështjes së imunitetit të deputetëve i takon Kuvendit të Kosovës.
“Besoj se është në legjitimitetin e plotë të Kuvendit që të adresojë këtë cështje, për shkak se ka të bëjë me vet anëtarët e Kuvendit”, ka deklaruar De Marnhac.
Gjatë një vizite në Prokurorinë e Kosovës, ai ka shprehur besimin e tij në gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje për këtë cështje.
“Ajo që është e rëndësishme është se ne duam të kemi një sqarim rreth cështjes së imunitetit të anëtarëve të Parlamentit”, ka pohuar De Marnhac.
“Sic e dini, edhe Brukseli e ka përkrahur nevojën e qartësimit të kësaj cështjeje. Pra, ne po punojmë në këtë drejtim për të gjetur mënyrën më të mirë që të arrijmë tek ky sqarim, që besoj se është i rëndësishëm për Kosovën dhe sundimin e ligjit”, ka shtuar ai.
Top Channel