Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic ka deklaruar se në raundin e ardhshëm mund të nënshkruhen marrëveshjet për kadastrën dhe diplomat.
I cituar nga mediat serbe, Stefanovic ka bërë të ditur se nuk do të flitet për borxhet e energjisë elektrike, sikundër pretendon sipas tij pala kosovare.
“Cështja e kadastrës dhe e diplomave universitare janë pranë përfundimit, ndërsa ajo e telekomit dhe e vulave doganore mbeten të vështira”, ka pohuar Stefanovic.
Zyrtari serb ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit në ikje të Gjermanisë në Prishtinë, se Serbia duhet të njohë Kosovën para anëtarësimit në BE.
“Ai është një mendim individual i një ambasadori në ikje. Serbia dëshiron t’i rrëgullojë marrëdhëniet me shqiptarët e Kosovës, por nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e saj”, ka shtuar Stefanovic.
Top Channel