Piratët sulmojnë anijen greke
18/07/2011 18:45
Një grup piratësh ka sulmuar dhe sekuestruar një anije nafte greke në brigjet e ujërave të Beninit, në Afrikën perëndimore.
“Aegean Star”, anije prej 11.520 tonelatash, është sulmuar të shtunën rreth 20 kilometra larg brigjeve të Beninit, kanë bërë të ditur sot autoritetet greke.
“Jemi në dijeni se të gjithë anëtarët e ekuipazhit, rreth 20 vetë, janë shëndoshë e mirë”, ka deklaruar ndërkohë kompania që kontrollon anijen.
Aktet e piraterisë janë të rralla në këtë pjesë të Afrikës perëndimore, ndërkohë që janë shumë të shpeshta në brigjet e Somalisë.
Top Channel