Minatorët e Bulqizës u vendosen sot paradite para Ministrisë së
Ekonomisë për protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike
dhe përmirësimin e kushteve e të sigurisë në minierë, brenda së cilës
humbën jetën 16 minatorë.
Protesta nisi në orën 10:00 dhe kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, në emër të minatorëve, kërkoi zgjidhje të kërkesave të tyre “në të kundërt do flijohemi këtu”. Sipas tij, kjo ministri “po tregohet totalisht e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme, pasi ajo i ka dhënë koncensionet me licensë dhe ka të drejtën e kontrollit të investimeve, moskryerja e të cilave ka dërguar në përkeqësimin e kushteve të punës, të pagës, dhe të sigurisë.”
Përfaqësuesit e sindikatës kërkuan takim me përfaqësuesit e Ministrise për të gjetur një zgjidhje.
Protesta e sotme është në vazhdim të një proteste 2 javore që minatorët po zhvillojnë, edhe sot, në ambientet e kompanisë ACR në Bulqizë.
Top Channel