Mbulon tatuazhin, Hunziker fal truprojen
18/07/2011 17:00
Ka mjaftuar mbulimi i tatuazhit dhe gjithçka është falur. Javën e shkuar Michelle Hunziker e kishte pushuar nga puna truprojen e saj, Federico, 26 vjeç, pasi kishte bërë tatuazh në shpatull “Grushtin e bardhë”, një simbol racist dhe neonazist i “Fuqisë së bardhë”.
Tani simboli i shumëdiskutuar është mbuluar me një trëndafil me krahë.
“Federico më ka kërkuar falje mua dhe familjes sime për të shkuarën e tij, jo vetëm se e kishte bërë, por edhe pse nuk kishte treguar se në të shkuarën kishte qenë anëtar i një organizate të të djathtës ekstreme”, ka shpjeguar Hunziker për gjermanen “Bild”.
Top Channel