Ministrja për Integrime Europiane, Vlora Çitaku ka pritur të hënën në një takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga zyra e ministres thuhet se, “Lunacek është shprehur e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit europian”.

Po ashtu, sipas saj, do të jenë evidente punët që janë bërë dhe ato që kanë mbetur për t’u bërë, kur të publikohet Raporti i Progresit për Kosovën më 12 tetor.

Ndërsa, ministrja Vlora Çitaku gjatë këtij takimi ka thënë se, “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Europian dhe është e gatshme për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale, si dhe për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave”.

Çitaku e Lunacek nuk janë prononcuar para mediave, por pritet që të mërkurën Lunacek të mbajë një konferencë për shtyp në Prishtinë.

Top Channel