Presidenti kroat, Ivo Josipovic ka pritur homologun e tij serb Boris Tadic dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zhelko Komshic, Nebojsha Radmanovic dhe Bakir Izetbegovic, në një takim jozyrtar në ishujt Brijuni të Adriatikut.

Krerët e shteteve u zotuan se do të vazhdojnë me politikën e pajtimit dhe zgjidhjen e cështjeve të shumta që kanë mbetur të hapura.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata theksuan nevojën për të zgjidhur cështjet kufitare dhe për të sqaruar fatin e rreth 15 mijë personave ende të pagjetur nga luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Top Channel