Harry Potter, mbret i box office
18/07/2011 18:50
Në krye të box office-it në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka rezultuar sot pas fundjavës që lamë pas, dominimi i padiskutueshëm i episodit të fundit të Harry Potter.
Filmi me aktorin Daniel Radcliffe dhe Emma Watson ka siguruar 168.6 milionë dollarë, arkëtimi më i mirë në fundjavën e parë të të gjitha kohërave.
Në vend të dytë, por me distancë shumë të madhe, ndodhet “Transformers 3” me 21.3 milionë dollarë, i ndjekur nga “Terrible bosses” me 17.6 milionë dollarë.
Më pas vijnë “The zoo’s lord” me 12.3 milionë, “Cars 2” më 8.3 milionë dhe “Winnie the Pooh” me 8 milionë dollarë.
Top Channel