Gjermania e mbështet hyrjen e Kosovës dhe të Serbisë në BE si dy shtete.
Por sipas ambasadorit të parë të Gjermanisë në Republikën e Kosovës,
BE-ja asnjëherë nuk do t`i pranojë brenda vetes dy shtete që nuk e
njohin njëra-tjetrën.

Sipas RTK-se, ambasadori në largim i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach, ka thënë se në rrugën e Serbisë drejt BE-së do të vijë edhe momenti kur ajo do të duhet ta njohë Kosovën.

Pas tre vjetësh shërbimi si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ambasadori Steinbach flet edhe për shumë zhvillime tjera. Sipas tij problemet e veriut do të duhej të adresoheshin pas një kohe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Top Channel