Aksident rrugor, plagosen tre persona
18/07/2011 11:20
Aksident rrugor në aksin Milot-Burrel, me pasojë plagosjen e tre
personave, kur mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka
përfunduar në përrua.
Aksidenti ndodhi pranë hidrocentralit të Shkopetit, kur makina ra në përrua duke shkaktuar plagosjen e Ilir, Bukurie dhe Aleksandër Lalës.
Makina e aksidentuar është me targë DR 4639 D, ndërsa mësohet se të lënduarit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak.
Top Channel