Law, Beckham e McCartney, të përgjuar

17/07/2011 14:25

Zhvillime të reja kanë ardhur në dritë lidhur me skandalin e përgjimeve. “News of the World” mësohet se ka përgjuar aktorin Jude Lawe dhe sekretarin e tij Ben Jackson teksa ndodheshin në Nju Jork.

Law, ndërkohë, ka paditur gazetën “The Sun” për shkak se e ka përgjuar gjatë kohës që ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar.

Përgjimet e reja, sipas “Sunday Telegraph”, hapin kapitullin e parë specifik, përtej akuzave për tentativë spiunazhi të viktimave të 11 shtatorit, që përfshin Neës International në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, “The Telegraph” raporton se edhe David Beckham po merr në konsideratë opsionin e padisë ndaj News International, pasi është përgjuar gjithashtu.

Edhe këngëtari Paul McCartney po shqyrton të njëjtën gjë, pasi celularët e shoqërisë së marrëdhënieve me publikun që merrej me ish-anëtarin e Beatles janë përgjuar nga detektivi Glen Mulcaire, gjatë kohës që Paul po divorcohej nga bashkëshortja e dytë Heather Mills.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA