Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar se në dialogun me Beogradin pala kosovare duhet të angazhohet për kthimin e serbëve të zhvendosur.

Sipas Ivanovic, arsyet kryesore për numrin e vogël të serbëve të kthyer në pronat e tyre janë siguria fizike dhe frika nga qëndrimi “armiqësor” i shqiptarëve.

“Të kthyerit kanë probleme të mëdha me kthimin në pronat e tyre, të cilat shqiptarët e Kosovës i kanë përdorur për 12 vjet. Këtu e shoh unë arsyen kryesore përse shqiptarët kundërshtojnë kthimin e serbëve”, ka pohuar Ivanovic.

Zyrtari serb ka shtuar se pavarësisht deklaratave të zyrtarëve kosovarë për kushte të posacme për kthimin e të zhvendosurve, realiteti në terren është ndryshe.

Top Channel