Durrës, plagosje me armë zjarri

17/07/2011 19:35

Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personi i plagosur është shtetasi Ndue Cela.

Sipas burimeve, uniformat blu kanë vepruar menjëherë pas lajmërimit për ngjarjen, duke arritur të verifikojnë autorin e sulmit.

Ai është shtetasi Enald Presi, 17 vjec, i cili nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një konflikt me familjen Cela.

Burimet shtojnë më tej se po punohet për kapjen e autorit të krimit, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital për mjekim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA