Diskutimet për zgjedhjen e presidentit konsensual, Kurti takohet me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme dhe ish-presidentja Osmani
Përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë kanë zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler, me të cilin kanë biseduar për cështjet e ineresit të përbashkët.
Në një komunkiatë të lëshuar nga misioni paqeruajtës thuhet se, “përfaqësuesit diskutuan për mënyrën se si të ruajnë dhe përmirësojnë më tej vlerat fetare, respektin e ndërsjellë të bashkësive fetare dhe kulturën e tolerancës dhe paqes”.
Sipas burimit, gjenerali Buhler ka shprehur kënaqësinë e tij për bisedimet, të cilat sipas tij pasqyrojnë frymën e pajtimit në shoqërinë kosovare.
Buhler e ka vlerësuar takimin si “historik” dhe si një rrugë drejt së ardhmes, “në të cilën të gjitha dallimet etnike dhe fetare do të tejkalohen”.
Top Channel