Zardari në Afganistan, do të takohet me Ahmadinexhad

16/07/2011 12:30

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, pritet të shkojë sot në
Teheran për të biseduar me zyrtarët e këtij vendi ku në takime pritet të
përfshihet edhe homologu i tij iranian Mahmud Ahmadinexhad.
 

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar se në axhendën e takimeve pritet të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
 
Vizita vjen pak koha pasi Zardari ishte në Teheran për një samit kundër terrorizmit, kur drejtuesit e te dyja vendeve kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me Afganistanin në luftën kundër militantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA