Policia e Tiranës arrestoi disa orë pas ngjarjes të dyshuarin si autor të vrasjes së Aleksander Koliqit.
Policia duket se nuk e ka patur te veshtire te identifikoje autorin pasi si viktima ashtu dhe ai njiheshin dhe kishin precedente penale ne trafikun e droges. Zyrtare te policise thane se i dyshuari eshte nje person qe njihej me emrin Bledi Balliu. Koliqi kishte qene pjese e nje procesi bashke me Balliun dhe kishte perfituar ulje denimi, si pasoje e bashkepunimit me drejtesine.
Me të njëjtën skemë si dhe në disa vrasje të tjera në vend 35-vjecari Akleksander Koliqi, lindur në Fier dhe banues ne Tiranë është ekzekutuar në prag te shtepise se tij, prane automjetit te parkuar, teksa po kthehej ne banese pasi kishte bere pazarin e ushqimeve ne dyqanin me te afert.
Ngjarja ka ndodhur prane shkolles “Petro Nini Luarasi” ne afersi te rruges “Sami Frasheri”, ne Tirane. Sipas policise ka qene ora 22:00 e mbremjes, kur nje person ende i paidentifikuar per momentin e ka qelluar te riun, i njohur edhe me emrin Aleksander Gremi me nje pistolete me silenciator.
Ekspertët e kriminalistikes thane se plaga ne koke e shkaktuar vetem nga nje plumb ka qene vdekjeprurese. Referuar te dhenave paraprake te vendngjarjes mesohet se autori ka qelluar nga nje distance e afert, nderkohe qe njoftimin e policise e ka bere me telefon nje drejtues policie i cili ka banesen ne kete lagje.
Top Channel