Mengjesin e sotem u nda nga jeta shkrimtari i madh shqiptar Sulejman
Krasniqi. Ai konsiderohet si Balzaku i letrave shqipe. Në jetën e tij
letrare shkroi mbi 20 vepra historike e shumë artikuj e shkrime
gazetareske.
Nder veprat e shkrimtarit renditen mes te tjerash “Tri motra, tri histori”, “Në shpellën e banditëve”, “Qielli i përflakur”, “Prijësja e komitëve”, “Beteja të nëndheshme”, “Mic Sokoli”, “Besëlidhja shqiptare”, “Pushka top”, “Bajram Curri”, “Dardanët”, “Heronjtë e borës”, “Oso Kuka”, “Shqiptarofobia e serbomëdhenjve”, “Njeriu dy herë i pushkatuar”, “Belbacakja”.
Sulejman Krasniqi u lind në Hoçë të vogël të komunës së Rahovecit më 7 dhjetor 1937 në një familje atdhetare kosovare. I detyruar të arratiset në Shqipëri dhe me betimin e përjetshëm për të dhënë gjithçka për cëshjten kombëtare, u vendos në “tokën mëmë”, kreu studimet universitare dhe gjeti mënyrën më të mirë për t’i shërbyer çështjes: shkrimet.
U nderua me cmime si atë të Republikës më 1981, me romanin “Mic Sokoli”, si dhe me çmime të ndryshme letrare, u dekorua me medalje e urdhëra pune, por mirenjohja më e madhe për të qenë vlerësimet e publikut, mirenjohja e luftëtarëve të lirisë që i frymëzoi me veprën e tij. Homazhet zhvillohen e date 17 Korrik ne hollin qendror te Muzeut Historik Kombetar, nga ora 12:00 – 14:00.
Top Channel