Maturantët, vetëm një javë kohë për formularin A2

16/07/2011 10:35

Më datë 22 korrik, maturantët do të plotësojnë formularin A2 dhe do të kenë vetëm tetë ditë kohë.

Formulari, i cili është hallka e fundit për përcaktimin e fituesve në universitete, do të ketë edhe mbi 20 programe të tjera studimi, duke iu dhënë të rinjve edhe një shans më shumë për të ndjekur arsimin e lartë.

Rezultatet do të nxirren në sajë të lexuesit optik, ndërkohë që autoritetet e arsimit premtojnë një proces transparent, që nuk ka synim penalizimin e maturantëve. Ka programe të reja studimi, numri i të cilave arrin në 24. Në mos gaboj, vjet kanë qenë 265 dhe sivjet bëhen rreth 289.

Afati i formularit është përcaktuar në datat 22 dhe 30. Ne tashmë jemi në përfundim të miratimit të formularit A2. Ka kohën e vetë të shtypjes dhe personalizimit. Është e kuptueshme se shumica e njerëzve thonë pse është ky afat dhe nuk është një afat tjetër. Afati nuk është thjesht për të rritur ankthin, por ende nuk janë marrë rezultatet e provimeve me zgjedhje”, tha Ndriçim Mehmeti, specialist në MASH.

Formulari A2 do të shpërndahet në të gjitha shkollat e mesme, ndërkohë që maturantët që do të kenë të drejtën ta plotësojnë do të jenë vetëm ato që kanë rezultuar kalues në katër provimet e maturës shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA