Presidenti i Venezuelës, Ugo Chavez do të rikthehet në Kubë për të nisur
kimioterapinë në Kubë. Pas kthimit të tij në atdhe më 4 korrik,
presidenti 56-vjecar iu nënshtrua regjimit, duke i kufizuar oret e
punës. Chavez asnjehere nuk ka dhene detaje per semundjen, po vetem
shpjegoi se eshte operuar në bark.
I rrethuar nga të bijat, ai tha se do të rikthehet në Kubë, atje ku u krye dhe nderhyrja kirurgjikale per te nisur trajtimin e metejshem kunder semundjes. Fillimisht u tha se Chavez do të kurohej në Brazil. Por me pas ai i dergoi nje leter Parlamentit permes te ciles i kerkoi leje per t’u larguar nga vendi”. Ai nuk shpjegoi se sa kohe do te qendronte ne Kubë.
Korrespondentja e BBC-se ne Karakas tha se shume njerez ne Venezule jane shprehur te habitur qe presidenti do te kurohet ne Kube dhe jo ne vendin e tij. Por lidhja e forte me Fidel Kastron dhe aftesine per ta marre veten larg vemendjes se publikut e ben Kuben, destinacionin e duhur.
Pavaresisht semundjes, Chavez ka qene shume aktiv permes faqes se tij ne Tëitter, duke derguar disa mesazhe cdo dite. Ai eshte shfaqur disa here ne television kete jave, duke iu drejtuar ushtareve, mori pjese ne nje meshe dhe drejtoi mbledhjen e qeverise.
Ai i tha televizionit shteteror te premten se zgjodhet cdo dite ne oren pese dhe lexon veprat e filozofit gjerman, Fridrih Nice. “E di qe ka njerez qe gezohen qe jam i semure, madje edhe se do vdes. Por keto deshira djallezore jane pjese e urrejtjes, qe eshte fshire, nga cunami i dashurise, bekimeve dhe kutjeve te nje kombi, te miliona njerezve”.
Shume pikepyetje jane ngritur per aftesine e tij per te drejtuar vendin. Ugo Cavez ka deklaruar se do te rikandidoje ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale, te vitit 2012.
Top Channel