Pa kaluar as 24 ore nga pranimi i kreut te opozites se ndryshimet
kushtetuese te vitit 2008 nuk u bene sic duhet, kryeministri Sali
Berisha i ka dale perpara cdo kerkese eventuale te opozites per
ndryshime te reja kushtetuese.(UPDATE)
Qendrimi i kryeministrit Berisha ishte i qarte dhe i prere, se mazhoranca nuk do te pranoje te beje ndryshime te tjera ne Kushtetuten e Shqiperise, pasi sipas kreut te qeverise, dokumenti themeltar i shtetit nuk mund te ndryshoje sipas nevojave politike te dites te kujtdoqofte. Duke mbajtur kete pozicion, kryeministri Berisha garantoi qytetaret se qeveria do te beje gjithcka per te cuar perpara procesin e integrimit.
“Ky proces, liritë tuaja, zhvillimi i vendit ka një kusht mbi të gjitha kushtet dhe ky kusht është zbatimi i ligjit, ky kusht është të gjithë të barabartë para ligjit. Atyre që bërtasin të ndryshojmë kushtetutën, sa herë ju lëviz karrigia, atyre do t’u them këtu sot, se ky vend ka nevojë të zbatojë Kushtetutën, të zbatojë ligjet dhe se ju që doni të ndryshoni drejtimin e erës duhet të ndryshoni velat, se drejtimi i erës nuk ndryshon”, tha Berisha.
Kjo ishte e vetmja deklarate politike e kryeministrit Sali Berisha, e bere gjate inaugurimit te nje rruge te re prej 15 kilometrash ne komunen e Baldushkut, ne daljen lindore te kryeqytetit. Nga investimi prej 513 milione lekesh eshte llogaritur te perfitojne direkt rreth 20 mije banore te 26 fshatrave, te shtrire ne 6 komuna dhe sipas llogaritjeve duhen ndertuar edhe 12 kilometra te tjera per te dale afer Peqinit. Kryeministri Berisha premtoi ndertimin e ketij segmenti, sepse, kjo, bashke me rrugen aktuale do te sjelle fuqizimin e tregut duke rritur vleren e tokes, cilesine e jetes dhe duke realizuar cdo dite objektivin e Shqiperise vend i zhvilluar.
Top Channel