Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni
Autoritetet në Serbi, edhe pse me kontradikta, gradualisht po distancohen nga liderët serbë ekstremë të veriut të Kosovës.
Kjo reflektohet edhe nga replikat e fundit ndërmjet shefit të ekipit të Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borislav Stefanovic, dhe përfaqësuesve serbë të veriut të Mitrovicës.
Milan Ivanovic, përfaqësues i të ashtuquajturës linjë e fortë në veriun e Kosovës dhe kryetar i “Këshillit Kombëtar Serb”, i kundërshton bisedimet dhe marrëveshjet e arritura me Kosovën. “Nuk është dashur që të arrihet deri te këto marrëveshje. Serbët nuk do të fitojnë asgjë nga to”, tha Ivanovic për radion ‘Evropa e Lirë’, bën të ditur Telegraf.
Faktin se Qeveria e Serbisë gradualisht po fillon të tregojë një nivel të zvogëluar të tolerancës ndaj qëndrimeve të grupit të liderëve serbë të veriut të Kosovës, e ilustron më së miri udhëheqësi i grupit negociator serb, Borislav Stefanovic, i cili replikoi ashpër në akuzat që i bën Milan Ivanovic, për tradhti.
Top Channel