You Tube, riparohet kanali i Lady Gaga

15/07/2011 13:40

Kanali zyrtar i Lady Gaga në You Tube është riparuar pasi u bllokua pas një cështjeje të drejtash autori.

Ditën e djeshme, një njoftim në ueb sajt thoshte se pezullimi vinte si pasojë e një shkeljeje të vazhdueshme të politikave të You Tube mbi të drejtat e autorit.

Por gjatë orëve të natës kanali i këngëtares së famshme është kthyer në normalitet, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Politika e You Tube mbi të drejtat e autorit është të heqë kanalet nëse regjistrohen tre shkelje të tyre.

Thuhet se mosmarrëveshja kishte të bënte me një kompani mediatike, pas performancës së Lady Gaga në kanalin japonez “Fuji TV”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA