Vlorë, kapet Ferrari i vjedhur

15/07/2011 17:10

Një person është arrestuar në Portin e Vlorës sapo ka mbërritur nga
Italia së bashku me një automjet tip Ferrari, të cilin deklaronte se e
kishte blere në San Marino.

Policia kufitare ka kryer kontrolle të imtësishme të mjetit dhe dokumentacionit dhe sistemi TIMS ka treguar se mjeti eshte vjedhur ne shtetin e San Marinos ne vitin 2009. Per kete arsye mjeti eshte sekuestruar ndersa poseduesi i tij u ndalua nga policia.

Top Channel