TV, vjen shefi i ri i “CSI: Las Vegas”

15/07/2011 14:00

Aktori Ted Danson do t’i bashkohet dramës policore amerikane “CSI: Crime Scene Investigation”.

63-vjecari do të luajë rolin e shefit të ri të laboratorit të kriminalistikës së Las Vegasit kur sezoni i 12-të i serialit të nisë këtë vjeshtë.

Danson zëvendëson në këtë rol Laurence Fishburne, i cili interpretoi doktorin Raymond Langston për dy sezone, por që vendosi të mos rinovonte kontratën.

Fansat amerikanë do të mund ta shohin shfaqjen e parë të Danson më 21 shtator.

Personazhi i tij vjen në një kohë kur gjithë ekipi i agjentëve është në përplasje për shkak të përndjekjes së vrasësit serial të sezonit të kaluar, Nate Haskell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA