Dy persona humbën jetën, ndërsa ishin duke ndërhyrë për riparimin e një pompe uji, në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë.
Rezmi Kryemadhi 47 vjec dhe Kozma Qirjako 45 vjec kane humbur jeten kur rane ne kontakt me nje rryme elektrike mbi 220 volt, rreth ores 11.30 minuta te se premtes. Te dy punonjes te nje shoqerie sigurimesh ata jane perpjekur te rregullojne pompen e ujit te pallatit, ne katin e pare te te cilet kishin edhe zyrat e tyre.
Sipas burimeve policore asnje prej tyre nuk ishte punonjes i ujesjelles-kanalizimeve te specializuar per riparimin e pompave te ujit. Ata kane hapur puseten ne te cilen ndodhej pompa e ujit dhe nga pakujdesia kane prekur nje tel korenti. Te dy personat kane mbetur te vdekur ne vend.
Policia shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes per te kryer hetimet dhe paraprakisht e konsideron si vdekje nga pakujdesia humbjen e dy punonjesve te shoqerise se sigurimeve. Te dy viktimat ishin te martuar dhe me femije. Trupat e percollen ne morg per t’u kryer autopsite, ndersa policia tha se do te vazhdoje hetimin e saj ne lidhje me vdekjen e dy punonjesve.
Top Channel