Tatimet, kontroll në plazhe

15/07/2011 13:10

Tatimoret durrsakë të mbeshtetur nga shërbimet e policisë së rendit kanë
vijuar kontrollet të subjektet që ushtrojnë aktivitet përgjatë vijës
bregdetare.

Kontrollet jane perqendruar ne dokumentacionin e subjekteve private, si dhe ne pajisjen me kupon tatimor te klienteles se tyre. Mbi 50 subjekte kane rezultuar te parregjistruara prane QKR-se per ushtrim aktiviteti, nderkohe qe vazhdojne verifikimet edhe per godinat shumekateshe ku jepen apartamente me qera per pushuesit.

Masa te ndryshme administrative jane marre kundrejt subjekteve te konstatuara me probleme te cilat shkelin ligjin duke favorizuar informalitetin. Pervec gjobave ne vlera te ndryshme, inspektoret e tatim-taksave ne plazhin e madh te Durresit kane bere dhe konfiskime cadrash dhe shezllonesh. Nderkohe nje aksion te ngjashem ne plazhet private e ka ndermarre dhe policia bashkiake e Durresit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA