Saleh kthehet në Jemen të dielën
15/07/2011 10:25
Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh e ka marrë veten nga plagët dhe është gati të kthehet në Sana këtë të dielë.
Lajmin e bën të ditur CNN. Presidenti mbeti i plagosur nga një sulm ndaj rezidencës presidenciale muajin e kaluar.
Kthimi i tij në Jemen përkon me rastin e 33-vjetorit të ardhjes në pushtet, ka bërë të ditur Zaid Thari, këshilltar politik në partinë e Saleh.
Vetëm disa ditë më parë, Saleh u shfaq në një fjalim televiziv, ku nuk lëvizte krahët dhe duart i kishte të lidhura me fasho.
Top Channel