Pentagoni ka pranuar se ka pësuar një sulm masiv informatik në të cilin mijëra dosje janë marrë nga hakersat e huaj.
Zëvendës sekretari i Mbrojtjes, William Lynn ka deklaruar se në një sulm të muajit mars, piratët kishin marrë informacione mbi “sistemet më sensitive” të SHBA.
Pohimi vjen në një kohë kur Pentagoni ka prezantuar një strategji për përforcimin e kapaciteteve informatike të SHBA dhe që do t’u jepte zgjidhje kërcënimeve të këtij lloji.
Plani në fjalë do ta trajtonte sulmin informatik ndaj institucioneve amerikane njësoj si një sulm ushtarak tokësor, ajror dhe detar.
“Në shekullin e 21-të, sulmet informatike mund të jenë po aq kërcënuese sa plumbat dhe bombat”, ka deklaruar Lynn në një fjalim në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington.
Zoti Lynn nënvizoi se rreth 24 mijë dosje që përmbanin të dhëna të Pentagonit u vodhën nga një rrjet kompjuterik mbrojtjeje, duke shënuar sulmin më të madh të këtij lloji ndaj SHBA.
Top Channel