Në periudhën kur e ardhmja e tij është shndërruar në një mister, Erjon
Bogdani vazhdon të marrë oferta nga skuadrat e kategorive të ulëta në
Itali.
Edhe pse te Çezena këmbëngulin se Bogdani do të qëndrojë, shqiptari është alternativë për disa skuadra. Pas Specias, për sulmuesin shqiptar, tashmë interesohet edhe Padova, që militon në Serinë B.
Por, këtë herë diferenca është e madhe: skuadra në krahinën e Venetos është protagoniste absolute në merkaton e verës, duke konfirmuar se synojnë që gjatë sezonit të ardhshëm të provojnë ngjitjen në Serinë A. Pas blerjeve të Pelicolit, Kutolos dhe Donatit, tashmë Padova është vënë në kërkim të një sulmuesi qendre dhe Bogdani cilësohet si kandidati ideal.
Interesimi i bardhekuqve për 34-vjeçarin kuqezi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit, Rino Foski. Sipas tij, për eksperiencën që ka mbi supe në kampionatin italian, por edhe prej paraqitjeve të mira të sezonit të kaluar, sulmuesi do të ishte një përforcim i shkëlqyer.
Top Channel