Olimpiadat 2020, Tokyo drejt kandidaturës

15/07/2011 15:35

Tokyo është në pritje të lajmërimit formal nesër për kandidaturën për të
pritur Lojërat Olimpike të 2020-s, të njëjtat që synohen edhe nga Roma
dhe Madridi.

“Kemi përgjegjësinë dhe detyrimin që t’i përgjigjemi pritshmërive ndaj nesh”, është shprehur presidenti i Komitetit Olimpik Japonez, Tsunekazu Takeda.

“Duhet të çojmë Olimpiadat në Japoni”, ka shtuar ai.

Tokio që ka organizuar më parë Lojërat e 1964-s, aplikoi edhe për Olimpiket e 2016-s, që iu caktuan Rio de Janeiro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA